Skip to content

Legalizime Dokumentash

Legalizimet në Ministrinë e Punëve Të Jashtme

Albanian Delivery Express realizon pranimin dhe dorëzimin e objekteve postare për t’u legalizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Për pranimin e këtyre dokumentave do të kihet parasysh që të bëhet verifikimi paraprak për mënyrën e saktësimit e vërtetimit të dokumentave të cilat do të dërgohen për t’u legalizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Më poshtë gjeni të përshkruar llojin e dokumentit dhe institucioni që vërteton çdo dokument.

• Çdo dokument i ardhur nga institucionet shtetërore duhet të ketë vulën rrumbullake dhe katrore
• Çdo dokument i dalë nga komuna apo bashkia fillimisht vërtetohen nga prefektura ose nënprefekturat më pas legalizohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme
• Të gjitha çertifikatat duhet të kenë vulën e Prefekturës së Qarkut (është vulë katrore)
• Diplomat e shkollës së lartë (dokumenta universiteti) duhet të kenë vulën e Rektoratit
• Diplomat e shkollës së mesme duhet të kenë vulën e Drejtorisë Arsimore plus vulën katrore të Ministrisë së Arsimit Tiranë
• Prokurat Noteriale (për shembull autorizim personi etj. dokument i mirëfillt nga noteria nuk ka nevojë për vulë institucioni tjetër përveç vulës së njomë të Noterisë së thatë) përjashtohen njësimet e dokumentave të ndryshme
• Raportet mjekësore duhet të kenë vulën e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Rreth dhe të Ministrisë së Shëndetësisë Tiranë
• Vërtetimet e Pronësisë duhet të kenë vulën nga Hipoteka e Rrethit apo Kancelari
• Vërtetimet nga Sigurimet Shoqërore duhet të kenë vulën nga Sigurimet Shoqërore në Rreth, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë
• Vërtetime nga Prokuroria duhet të kenë vulën nga Prokurori apo Kancelari
• Vërtetimet e Punës duhet të kenë vulën nga Zyra e Punës në Rreth, Ministria e Punës Tiranë
• Vendimet e Gjykatës duhet të kenë firmën e kryetarit ose kancelarit (kjo nuk duhet të jetë fotokopje) më pas në Ministrinë e Punëve të Jashtme
• Dokumentat e komisariateve të Policisë së Rretheve vërtetohen nga drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut më pas në Ministrinë e Punëve të Jashtme
• Dokumentat e institucioneve të pavaruar si Komiteti i Birësimeve, Autoriteti i Konkurencës, Avokati i Popullit etj. vërtetohen nga personi i ngarkuar nga ky institucion dhe më pas në Ministrinë e Punëve të Jashtme
• Dëshmitë e penalitetit nuk kanë nevojë për vula të tjera
• Dokumentat e prodhuara nga subjektet private si vërtetime punësimi, pagese etj, noterizohen nga noteri, duke u njohur prej tij specimenin e autorit që ka prodhuar dokumentin, më pas legalizohen nga Ministria e Punëve të Jashtme.

1. Dokumentat e mësipërme do të përkthehen dhe noterizohen para se të dërgohen për legalizim në Ambasadën e shtetit ku do të përdoren. Kjo procedurë do të ndiqet për shtetet që nuk janë anëtare të Konventes së Hagës si dhe për Greqin, Italin, Gjermaninë, Spanjën dhe Belgjikën të cilat kanë rezervat e tyre për pranimin e Shqipërisë në këtë Konvetë.
2. Klienti duhet të pyetet se në cilin shtet do të përdoret dokumenti dhe të shënohet në fletën shoqëruese të zarfit.
3. Në një fletë të veçantë e cila vendoset në zarf do të shënohet nga agjenti:
4. Shteti për ku bëhet aplikimi
5. Sasia e dokumentave që ndodhen brenda zarfit
6. Shuma e lekëve të marra për çdo vulë legalizimi
Në momentit që pranohen dokumenta për të marrë vulë në Ministrinë e Punëve të Jashtme Agjenti duhet të plotësoj një mandate pagesë ku shkruan emrin që kanë dokumentat që do të marrin vulë dhe sa vula do të marrin dokumentat në total. Kopja e parë e mandate pagesës vendost Brenda qeses së POD-i që të jetë e dukshme, kopja e dytë i bashkangjitet POD-it të verdhë dhe kopjen e tretë e mban agjenti në bllok.
7. Klienti duhet të paraqes një dokument identifikimi për të vërtetuar që është personi aplikues ose dhe një pjestar i familjes me të njëjtin mbiemër me aplikuesin ose prokurë në rast se autorizon person tjetër.
8. Nëse në çertifikatë ka shtetas të huaj tarifat ndryshojnë, (sipas listës së shteteve do të shikohet çfarë shtetësie kanë për të caktuar tarifën sipas shteteve që do të keni në listë)
9. Tarifa për çdo vulë që do të legalizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme kushton 200 lek.

SHËNIM: Të gjitha dokumentat që do të përdoren në vëndet anëtare të Konvetës së Hagës, pasi marrin vulën APOSTILE në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RSH nuk kanë nevojë të legalizohen në Ambasadën e shtetit ku do të përdoren por janë të vlefshme vetëm me këtë vulë.

TARIFAT E LEGALIZIMEVE PËR SHTETASIT E HUAJ

Shteti
PAGESA NË EURO
AFRIKA E JUGUT
25
ARABIA SAUDITE
8
ARGJENTINA
30
AUSTRIA
22
BAHERIM
25
BELGJIKE
15
BOLIVI
25
BRAZIL
24
BRITANI
20
BULLGARIA
4
REPUBLIKA ÇEKE
20
EKUADOR
30
EMIRATET E BASHKUARA
15
FRANCA
8
GJERMANI
50
GREQIA
3
HOLLANDE
15
HUNGARI
8
INDIA
21
ISLANDA
16
ITALI PER CERTIFIKATE
10
ITALI PER VERTETIME
20
JAPONI
12
JEMEN
30
JORDANI
16
KATAR
10
KILI
12
KINA
80
KOLUMBI
30
KROACIA
20
KUBA
80
KUVAJT
20
LIBANI
10
LITUANI
25
MAQEDONI
12
MOLDAVI
45
OMANI
30
PALESTINA
30
PARAGUAI
8
POLONI
30
PORTUGALI
13
QIPRO
3
RUMANI
20
RUSI
20
SERBI – MALI I ZI
13
SHBA
32
SIRI
22
SLLOVENIA
30
SUDAN
45
TURQI
17
UKRAINA
35
VENEZUELA
30
ZVICRA
23

Adex-Courier, nuk eshte thjesht nje brand, ne fushen e sherbimeve te shpejta postare tani eshte SUPERBRANDS. ADEx-Courier pas votimit te nje komisioni te perzgjedhur nga SUPERBRAND u shpall fitues ne fushen e sherbimeve Courier&Logistics.

  • E para shoqeri Korrier ne Shqiperi e Certifikuar.
  • E meritojme se kemi historine e sherbimeve Korrier mbi supe
  • E meritojme se kemi perkushtimin maksimal, pergjegjshmerine dhe profesionalizmin me te lart.
  • E meritojme se kemi Besimin Tuaj.

Ne cdo kohe, ne te gjithe Shqiperine, ne te gjithe Boten, sherbimi me cilesor, me i shpejti dhe cmimet me ekonomike

Faleminderit te gjithe Ju qe na besoni cdo dite!

blank

MERRNI SHËRBIMIN MË TË SHPEJTË!

I SHPEJTË – I SIGURTË – NDËRKOMBËTAR

ADEx Albania

na KOntaktoni

Adex do të thotë.... Korrieri juaj

Për të kontaktuar kompaninë ADEX për shërbimet e tyre të dorëzimit, mund të përdorni disa mënyra.

ADEX ofron mbështetje për dërgesa ndërkombëtare dhe siguron siguri të lartë për ngarkesat me çmime konkurruese. Mund të kontaktoni direkt në numrat e tyre telefonikë ose të vizitoni zyrat e tyre në Tiranë.

blank